Gjyveç me qofte
7 Shkurt 2024, 07:13 / RECETA ALFA

Përbërësit:
Për qoftet:
600 gr mish i grirë
1 kokërr qepë
3 lgj vaj ulliri
50 gr djathë i grirë
Majdanoz, nenexhik
Kripë, piper
Vaj për skuqje
Për gjyveçin:
2 qepë
2 thelpinj hudhër
1 shkop kanelle
2 lgj salcë domate
1 lk sheqer
500 gr makarona
500 ml ujë
Majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit për qoftet i vendosim në një enë. Bëjmë brumin, krijojmë qoftet sa një kokërr arre dhe i skuqim në vaj. Largojmë qoftet dhe në po atë yndyrë skuqim qepën e grirë, hudhrën dhe makaronat. Më pas shtojmë salcën e domates, sheqerin, erëzat dhe masën e ujit.
Pasi gjyveçi të jetë gatuar, vendosim qoftet dhe i lëmë për 5 minuta me kapak të mbyllur.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
