Kasata, ëmbëlsira me origjinë saraçene që dikur e ruanin murgeshat

17 Mars 2022, 07:00 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Kasata, ëmbëlsira me origjinë saraçene që dikur e

Kasata bën pjesë tek ëmbëlsirat e ftohta që na freskojnë gjatë ditëve të nxehta të verës. Ajo mund të konsiderohet një motër e madhe e akullores, pasi edhe nga përmasat është e tillë. Ndryshe nga akullorja që është e gjitha krem, kasata është një përzierje, kremit, likerit dhe bajame. Përgatitja e saj do mjeshtëri, por gjithmonë ka një herë të parë për ta provuar.  Varianti i recetës së sotme të Alfës vjen nga vendlindja e kasatës, ishulli plot diell i Siçilisë.

Kasata siçiliane

Koha e përgatitjes: 1 orë

Koha e pushimit në frigorifer: 3 orë

Vështirësia e lartë

Për 4 persona

Përbërësit për ëmbëlsirën

250 gr ricota deleje, 90 gr sheqer, 30 gr çokollatë të zezë, 30 gr lëkura të ngrira portokalli, 200 gr pandispanjë.

Për shurupin

125 gr sheqer, 4,5 lugë gjelle ujë, 3 lugë gjelle liker Maraschino

Për zbukurim

100 gr pluhur, 1 lugë gjelle, 2-3 pika lëng limoni, 100 gr brum bajamesh, esencë ushqimore me ngjyrë jeshile sipas nevojës.

 

Mënyra e përgatitjes

1.       Kaloni ricottan në sitë. Vendoseni në një enë, hidhini sheqerin dhe përziejeni mirë.

2.       Shtoni lëkurat e ngrira të portokallit dhe copat e prera të çokollatës.

3.       Prisni pandispanjën në feta dhe ngjiteni anash tavës (për ta nxjerrë më lehtë kasatën vendosni fillimisht qese plastmasi kuzhine dhe më pas fetat e pandispanjës).

4.       Në një tenxhere zieni ujin me sheqerin për të përgatitur shurupin. Kur shurupi të jetë i vakët, shtoni likerin Maraschino. Zbutni fetat e pandispanjës në këtë shurup.

5.       Mbushni tavën me kremin e ricotta-s dhe mbulojeni me një shtresë pandispanje të zbutur me shurup. Lëreni të rrijë për disaorë në frigorifer.

6.       Hiqeni kasatën nga forma dhe mbulojeni me kremin e përftuar nga përzierja e sheqerit pluhur me ujë dhe lëngun e limonit.

7.       Mbuloni kasatën me brumin e bajameve, të ngjyrosura me disa pika ngjyrues ushqimorë.

8.       Zbukurojeni sipas dëshirës me fruta të sheqerosura, recel etj.

Po ndodh...