Kek me pjeshkë

14 Shtator 2022, 07:06 / RECETA ALFA ALFA PRESS
Kek me pjeshkë

 

Pjeshkët janë një frut që i gjeni gjatë gjithë verës në treg. Ëmbëlsirat me pjeshkë janë të lehta dhe të thjeshta për t’u përgatitur. Keku me pjeshkë që sjellë Alfa si recetë në ditën e sotme është një shoqërues perfekt i çajit, kafes apo një limonade.

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 35 minuta

Vështirësia e ulët

Për 4 persona

Përbërësit

130 gr miell, 15 gr fryrës ëmbëlsirash, 130 gr sheqer, 80 gr gjalpë, 1 pako vanilje, 4 pjeshkë, 100 gr kos, 2 lugë gjelle galetë, 3 vezë, një majë lugë çaji kripë.

Përgatitja

1.       Hidhni 60 gr gjalpë në temperaturën e ambientit, në një tas të thellë. Shtoni sheqerin dhe përziejini mirë me një tel. 

2.       Ndani të verdhat e vezëve nga të bardhat. Të verdhat shtojini tek gjalpi dhe sheqeri dhe rrihini, derisa të merrni një masë homogjene.

3.       Në një tas tjetër, veçmas rrihni të bardhat e vezëve marengë. Shtojini tek përzierja e gjalpit.

4.       Miellin përziejeni me sodën e bukës, vaniljen dhe një majë lugë çaji me kripë. Trazojini mirë përbërësit me një lugë që të përzien mirë me njëri-tjetrin.

5.       Hidhni këtë përbërje tek tasi me gjalpë e vezë. Shtoni kosin dhe pjeshkët e prera në kubikë.

6.       Të gjithë masën hidheni në një tavë për kek të lyer me gjalpë dhe të spërkatur me galetë.

7.       Piqeni kekun në furrë të parangrohur në 170 gradë C, për 35 minuta.

Po ndodh...

ide