Lakër e furrës me oriz

28 Tetor 2024, 08:08 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Lakër e furrës me oriz

Përbërësit:

1 lakër mesatare

2 qepë
2 thelpinj hudhër
2 lugë vaj ulliri
250 gr oriz
500 gr domate të pjekura të grira
250 gr djathë i grirë kaçkavall
20 gr gjalpë
Beshamel
Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë lakrën, heqim gjethet e jashtme dhe koçanin, e ndajmë përgjysmë dhe e presim në shirita. Më pas e përvëlojmë në ujë të vluar me kripë, e kullojmë mirë dhe e thajmë me një pecetë. Në një tenxhere të gjerë kaurdisim në vaj përzierjen hudhër e qepë.

Shtojmë orizin e parazier, hedhim kripë, piper dhe e përziejmë për 2 minuta. Shtojmë më pas domatet dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta. Ndërkohë përgatisim beshamelin duke kaurdisur pak miell me gjalpë dhe më pas e shuajmë me qumësht.

Shtojmë tek beshameli gjysmën e sasisë së djathit të grirë dhe e përziejmë. Vendosim në tavë duke alternuar shtresa lakre me shtresa orizi me domate, derisa të mbarojnë.

E mbulojmë me beshamel, spërkatim sipërfaqen me djathin e mbetur dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë në 180°C.

Po ndodh...