Lakror i ardhur me maja me qepë të njoma, kos dhe gjizë
Përbërësit:
500 gr miell
20 gr maja buke
250 ml ujë të vakët
1 filxhan kafeje vaj
Pak kripë
Mbushja:
1 kg qepë të njoma
2 kokrra vezë
500 ml kos
1 filxhan çaji qumësht
150 gr gjizë ose djathë
1 lugë supe gjalpë
1 filxhan kafeje vaj
Kripë, piper, nenexhik
Përgatitja:
Qepët e njoma i grijmë imët, i vendosim në një tigan të madh dhe i skuqim me pak gjalpë e vaj. Shtojmë pak ujë dhe kur shohim që kanë ulur volumin, shtojmë qumështin, gjizën, piperin, kripën, 1 lugë miell gruri, pak nenexhik dhe i përziejmë. E largojmë masën nga zjarri dhe shtojmë kosin e vezët. Ndërkohë që mbushja e lakrorit ftohet paksa përgatisim brumin. Tresim majanë në ujin e vakët, shtojmë kripën, vajin dhe zëmë brumin. Uji hidhet dalëngadalë, aq sa të na formohet një brumë jo shumë i butë, por as shumë i fortë.
E punojmë pak mbi banak dhe e ndajmë në dy pjesë. Lyejmë tepsinë me pak vaj. Hapim njërën pjesë të brumit, aq sa është tepsia dhe e shtrojmë duke i lënë pak anët të ngritura. Hedhim harxhin, të cilin e kemi të ngrohtë dhe e hapim uniformë në të gjithë sipërfaqen. Hapim edhe pjesën tjetër të brumit dhe e shtrojmë përsipër. Rregullojmë anësoret e lakrorit, e spërkasim me pak vaj dhe e lëmë të mbuluar për 30 minuta, sa të fryhet brumi. Piqet në 200 gradë, për 35 minuta. Më pas e heqim nga soba, e lyejmë me pak gjalpë dhe e mbulojmë.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128