Mish viçi me patate

8 Nëntor 2022, 07:16 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Mish viçi me patate

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 45 minuta

Për 4 veta

Përbërësit

500 gr mish viçi nga shpatulla, 1 kg patate,  1 qepë e kuqe, 2 kokrra të pjekura domate, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 3-4 thelpinj hudhër,  1 filxhanë kafeje verë të bardhë, 1 tufë majdanoz, arrë moskat, kripë dhe piper.

Përgatitja

1. Në një tenxhere të thellë hidhni 2 lugë vaj ulliri. Shtoni qepën e grirë imët dhe thelpinjtë e qëruar të hudhrës.

2. Prisni mishin në copa 125 gr secila. Shtojeni tek qepa pasi të ketë marrë ngjyrë të kuqërremtë dhe të jenë zbutur.

3. Kavërdisini 5 minuta bashk dhe më pas shuajini me një filxhan verë të bardhë. Kur të avullojë vera hidhni salcën. Kavërdisini edhe për 5 minuta të tjera.

4. Në fund rregullojini me arrë moskat, kripë dhe piper. Shtoni ujë sa të mbulohet mishi dhe patatet.

5.  Lërini të ziejnë në zjarr mesatar për 45 minuta.Pesë minuta para përfundimit shtoni majdanozin e grirë imët.

6. Shërbejeni të ngrohtë me bukë të thekur.

Po ndodh...