Një drekë fshatçe: qull me pulë

Kuzhina tradicionale shqiptare është e pasur në tava. Pula është pjesë e tavave duke filluar me orizin, jufkat e deri tek qulli. Për përgatitjen e qullit me pulë ka disa sekrete që Alfa do i ndaj sot me ju.
Koha e përgatitjes: 15 minuta
Koha e gatimit: 1 orë
Për 4 persona
Përbërësit
½ pulë (rreth 600-700 gr), 75 gr gjalpë, 4 lugë miell, 1 kokërr e plotë hudhër, 1 tufë majdanoz, 1 lugë gjelle lëng limoni,kripë & piper sipas nevojës.
Përgatitja
1. Lani pulën nga gjaku dhe ndajeni në 4 racione.
2. Hidhni një lugë gjelle gjalpë në një tenxhere të thellë.Shtoni mishin e pulës dhe kavërdiseni mirë derisa të marr ngjyrë të artë.
3. Hidhni ujë në tenxhere aq sa racionet e pulës të mbulohen dhe lërini të ziejnë për 30 minuta.
4. Në një tenxhere tjetër hidhni 3 lugë gjalpë. Shtoni miellin dhe kavërdiseni derisa mielli të zverdhet.
5. Merrni një garuzhde nga lëngu i pulës dhe shtoheni tek mielli. Përziejeni me kujdes që masatë mos kokërrzohet, por të jetë kremoze.
6. Kur qulli të ketë arritur trashësinë e duhur e kalojmë në tenxheren ku kemi zier racionet e pulës.
7. Shtojmë kripë, piperin, hudhrat e shtypura dhe i lëmë të valojnë për gjysmë ore në temperaturë të ulët.
8. Kur mishi të shkëputet lehtësisht nga kocka, hiqeni tenxheren nga zjarti. Shtoni lëngun e limonit, majdanoz të grirë imët dhe një lugë gjalpë të skuqur.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Përse të gjithë duan të dinë, ku është dhe çfarë bën Basha?!
Problemet e Lulzim Bashës dhe ato të Taulant Ballës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128