Përse të gjithë duan të dinë, ku është dhe çfarë bën Basha?!
Në fakt, para një viti kam bërë një shkrim që titullohej: “E akuzojnë për gjumë, por po i lë pa gjumë”. Dhe mesa duket, koha po e vërteton edhe më shumë atë narrativë. Të gjithë ata që e akuzojnë Lulzim Bashën për “gjumash”, në fakt janë vetë ata që nuk flenë rehat prej tij. Nga Rama, Meta, Berisha e së fundmi edhe Taulant Balla, të gjithë duan të dinë: Ku është Basha dhe çfarë po bën Basha?
Në politikë askush nuk merret me dikë që nuk ka peshë. Askush nuk sulmon dikë që nuk e konsideron faktor, sidomos kur ai nuk është më as deputet dhe as në vijën e parë të politikës aktive. Pikërisht këtu nis shqetësimi real i kundërshtarëve të Bashës. Edhe pse prej kohësh është jashtë zhurmës së përditshme politike, emri i tij vazhdon të prodhojë reagim, nervozizëm dhe sulme të koordinuara.
Taulant Balla rikthehet sërish te Basha jo rastësisht. Se e di shumë mirë që Basha mbetet ende simboli i një pjese të demokratëve që nuk pranojnë pazaret, politikën e vjetër dhe folklorin e konfliktit permanent. Ai mund të mos jetë çdo ditë në ekran, por duket qartë që prania e tij politike vazhdon të jetë e fortë në mendjen e kundërshtarëve.
Paradoksi është interesant: E quajnë të mbaruar politikisht, por nuk reshtin së foluri për të. E konsiderojnë jashtë loje, por çdo javë ndjejnë nevojën ta sulmojnë dhe kur dikush sulmohet kaq shpesh, do të thotë se ende shqetëson.
Ndërkohë, Taulant Balla duhet të kujtojë edhe pak të shkuarën e tij politike përpara se të japë leksione apo të merret personalisht me Bashën. Brenda vetë Partisë Socialiste, figurat e vjetra socialiste e trajtonin si njeriun që çohej për të marrë e shërbyer kafe. Në Elbasan, të gjithë e mbajnë mend se si bandat lokale nuk e merrnin seriozisht si figurë politike, por si një ushtar politik që përdorej për interesa të caktuara. Shqiptarët nuk kanë harruar as pamjet e vitit 2021, ku Balla përshëndeste e shtrëngonte duart me personazhe të lidhur me botën e krimit.
Pa hyrë pastaj te dosje që mund të rikthehen apo të hapen nga SPAK, Taulant Balla, ka plot arsye të jetë i shqetësuar për veten dhe të shkuarën e tij politike. Shqetësimi i tij nuk duhet të jetë se çfarë bën Lulzim Basha, por çfarë mund të dalë nesër për ata që për vite ndërtuan pushtetin në hijen e lidhjeve të errëta apo ata që e panë institucionet shqiptare si vënd për të punësuar familjarët e vet.
Ndoshta problemi më i madh për kundërshtarët e Bashës është fakti se ai, nuk iu bind skemave tradicionale të politikës shqiptare. Nuk pranoi të bëhej pjesë e aleancave të errëta dhe nuk iu bashkua gjuhës së urrejtjes, e cila dominoi për vite me radhë jetën politike.
Në fund, pyetja mbetet e thjeshtë: Nëse Lulzim Basha nuk ka më rëndësi politike, pse vazhdojnë të gjithë të merren me të?!
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Përse të gjithë duan të dinë, ku është dhe çfarë bën Basha?!
Problemet e Lulzim Bashës dhe ato të Taulant Ballës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128