Patate furre me krem dhe proshutë
5 Nëntor 2024, 08:13 / RECETA ALFA

Përbërësit:
4 patate të mëdha
500 ml pana
2 kokrra vezë
250 gr djathë pice
12 feta proshutë
12 feta djathë pice
2 qepë mesatare
2 lgj gjalpë / margarinë
Kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Presim fillimisht në disqe patatet. Kaurdisim qepën e prerë në gjysmë hëne. Përziejmë patatet me panën, qepët dhe gjysmën e masës së djathit. I kalojmë në tavë të spërkatur me vaj.
Shtrojmë proshutë, djathë, sërish patate, djathë, proshutë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta. Përpara se ta largojmë tavën nga furra e spërkasim me djathë dhe e lëmë për pak minuta në furrë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
