Salmoni burimi i Omega 3

27 Prill 2022, 07:07 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Salmoni burimi i Omega 3

Salmoni është i pasur me acide yndyrore omega-3, vitaminë B12 dhe ushqyes të tjerë esencialë.Bërja pjesë e dietës ushqimore të salmonit ndikon pozitivisht në  shëndetin e flokëve dhe lëkurës,uljen e kolesterolit etj. Shija e mrekullueshme dhe përfitimet e shkëlqyera shëndetësore të salmonit e bëjnë atë një nga peshqit më të dashur në botë.Salmoni jo vetëm plotëson nevojat ushqimore për të gjithë adhuruesit e peshkut, por ai është lehtësisht i gatueshëm dhe i përshtarshëm për çdo moshë pasi nuk ka hala dhe është lehtësisht i tretshëm. Receta e sotme e Alfës është shumë e thjeshtë edhe në realizim.

Salmon në furrë

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 25-30 minuta

Vështirësia e ulët

Për 4 persona

Përbërësit

4 feta salmoni 100 gr secila, ½ gotë uni verë e bardhë, 1 qepë e bardhë, 12 kokrra piperi jeshil, kripë, timo, gjalpë sipas nevojës.

Përgatitja

1.      Lani 4 filetot e salmonit dhe thajini mirë me letër kuzhine.

2.      Qëroni qepën dhe grijeni në rrathë të hollë.

3.      Shtroni letër kuzhine në një tavë. Shpërndani rrathët e qepës dhe hidhuni sipër kripë dhe timo për t’i aromatizuar.

4.      Mbi rrathët e qepëve vendosni filetot e salmonit. Spërkatini me ujë dhe verë të bardhë gjysmë gote nga secila.

5.      Hidhini sipër kokrra piperi jeshil, copëza gjalpi dhe mbulojini filetot me letër alumini.

6.      Ngrohni furrën paraprakisht dhe piqini filetot 200° C  për 25-30 minuta.

7.     Salmonin shërbejeni me salcën e krijuar nga pjekja.

Po ndodh...

ide