Tarta nuk del kurrë nga moda

7 Prill 2022, 07:04 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Tarta nuk del kurrë nga moda

Tarta është një ndër produktet më të pëlqyera të pastiçerisë. Si shumë produkte të tjera pastiçerie edhe tarta mendohet se janë përdorur për herë të parë në Francë. Megjithatë ka gojëdhëna që e çojnë këtë produkt që në kohët e Egjiptit të Lashtë.  Por ajo çfarë e shpjegon më mirë lindjen e tartës si një ëmbëlsirë tipike çaji është sjellja e sheqerit në Evropë që i dha hov artizanëve të pastiçerisë. Brumi i tartave është jo shumë i trashë, në formën e një biskote të madhe me sipërfaqe të korëzuar, që mbulohet zakonisht me reçel ose krem. Alfa sjellë një tartë unike me reçel vishnje që kanë një athtësi tipike, ndryshe variatetet e tjera të qershive.

Tartë me reçel vishnje dhe bajame

Koha e përgatitjes: 20 minuta

Koha e gatimit 40 minuta

Vështirësia e ulët

Për 4 persona

Përbërësit për brumin e tartës

250 gr sheqer, 200 gr gjalpë,250 gr bajame të grira, 200 gr miell, 10 gr pluhur kakao, 10 gr kanellë pluhur, 1 qese vanilje pluhur, 1 vezë, 1 e verdhë veze, 10 ml liker qershie.

Për mbushjen: 200 gr reçel vishnje

 

1.       Përzieni gjalpin e zbutur në temperaturë ambienti me sheqeri. Rriheni derisa të tretet mirë.

2.       Shtoni vezën e tërë,  miellin pak nga pak, bajamet e grira, kakao, kanellë, vaniljen dhe në fund likerin e vishnjes.

3.       Lëreni brumin të pushojë të paktën për një orë.

4.       Nxirrni brumin nga frigoriferi. ¾ e brumit hapeni një petë me trashësi 1 cm.

5.       Vendoseni në një tavë ëmbëlsirash me diametër 24 cm, ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

6.       Jepuni anëve formë me një pirun, duke i ngritur rreth 3 cm.

7.       Hidhni masën e reçelit të vishnjes duke e hapur me lugë në gjithë sipërfaqen e tartës.

8.       Me ¼ e brumit të mbetur krijoni shirita për të mbulur në formë rrjete mbushjen e tartëd.

9.       Shiritat e brumit lyejini me vezë të rrahur me pak ujë.

10.     Piqeni në furrë në 160 gradë për 40 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë.

11.     Shërbejeni të ftohtë.

Historiku i recetës

Mendohet se tartën e shpikën dy motra beqare franceze të cilat zotëronin një hotel. Emri ëmbëlsirës ishte “Tart e zonjushave Tatin”.

 

 

Po ndodh...