Tava e Elbasanit ose tavë kosi: Dy emra për një pjatë

Tava e Elbasanit bën pjesë në gatimet tradicionale shqiptare.Në variantin e saj të hershëm ajo gatuhej me mish dashi. Një pjatë plot kalori dhe yndyrna. E trajtuar si një pjatë që ka ardhur në Shqipëri nga kuzhina turke pjata ka pësuar ndryshime jo vetëm në marinim por edhe në përbërës. Sot ajo gatuhet me mish qengji, viçi por edhe pulë. Kurse kosi që dikur përdorej për marinim sot zë gati gjysmëm e tavës dhe copat e mishit futen në të. Ndoshta kjo është dhe arsyeja që sot më shumë gjejmë si emërtesë recete “ tavë kosi” në vend të “ tavë elbasani”.
Tavë kosi me mish qengji
Koha e përgatitjes: 30 minuta
Koha e gatimit: 1 orë e 15 minuta
Vështirësia e ulët
Për 4-5 persona
Përbërësit
500 gr mish qengji, 1 kg kos, ½ filxhan kafeje oriz, 3 kokrra vezë, 100 gr gjalpë, 2 lugë gjelle miell, kripë & piper sipas dëshirës.
Përgatitja
1. Prisni mishin në 4-5 racione. Vendoseni në një tavë, lyejeni me 50 gr gjalpë, rregullojeni me kripë & piper.
2. Futeni në furrë në 170 gradë për 1 orë dhe spërkateni vazhdimisht me lëngun e vetë.
3. 15 minuta përpara përfundimit të pjekjes së mishit shtoni në tavë orizin dhe ½ gotë uji të valuar.
4. Në përfundim të kohës nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet.
5. Në një tas porcelani hidhni kosin dhe shtoni vezët një edhe nga një. Shtoni gjithashtu miellin dhe kripë sipas dëshirës. Përziejini mirë.
6. Hidheni këtë masë në tavë dhe përziejeni mirë me orizin dhe mishin. Pjesën e mbetur të gjalpit shpërndajeni me copa të vogla nëpër tavë.
7. Futeni në furrë në 200 gradë për 15 minuta të tjera derisa të zërë në sipërfaqe një kore të artë.
Këshilla e shefit
➢ Nëse do të përdorni mishin e dashit ose deles, duhet fillimisht ta zieni mirë.
➢ Kosi përdorur për këtë tavë rekomandohet kremoz dhe i ëmbë (mudësisht i zënë në shtëpi).
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
