“S’kam ndërmend të plakem dhe të bëhem lolo”/ Çfarë deklaronte Rama 11 vite më parë, për qëndrimin në pushtet kur njerëzit dalin në protestë

Teksa protestat kundër qeverisë vijojnë dhe mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës për 36 ditë me radhë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës, në rrjetet sociale është rikthyer në vëmendje një deklaratë e kryeministrit e bërë 11 vite më parë.
Në intervistën e asaj kohe në “Studio e Hapur” me Eni Vasilin, Rama shprehej se nuk e shihte veten të qëndronte pafundësisht në pushtet apo në ekranet televizive, duke theksuar se një drejtues duhet të dijë të tërhiqet në momentin e duhur.
Edi Rama: Nuk kam ndërmend të plakem dhe të bëhem lolo duke dhënë konferenca nga shtypi nga shtëpia për të mbajtur miletin në tension se ikën edhe mendja. Duhet që 1 orë e më parë, kur vjen një moshë e caktuar, tërhiqu. Nuk e parashikoj shumë larg, por e parashikoj atëherë kur në atë mjedisin tjetër ku ka vetëm mure mund të bëj një studio dhe të bëj ato që më mbeten të bëj. Duke u sjellë mirë me njerëzit që më dhanë besimin dhe duke mos iu bërë njerëzve si robi i shtëpisë që të më shohin në Tv deri kur të plakem dhe rrezik të më shohin duke vdekur ndonjëherë siç mund të ndodhë larg qoftë, me sa po na shohin sytë.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
Populli nuk u çmend papritur, por duroi për 35-vite!
Protesta, “pasqyra” ku Rama po sheh veten “të dënuar” nga arroganca
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128