Aktorja shqiptare që do të bëjë Netflix të flasë shqip, ja kush është ajo

Tashmë prej disa kohësh pjesë e kinematografisë turke, Arbnora Ademaj u bë pjesë e serialit “Kirik Hayatlar”. Ajo u zhvendos në Turqi një vit më parë. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, Arbnora zbuloi gjithashtu se po punonte për një tjetër serial për të cilin nuk zbuloi shumë detaje.
Së fundmi, ajo është bërë pjesë e spektaklit të kërcimit “Dance Ëith Me” në TV Klan. Ajo tregoi se ka lënë dy projekte të rëndësishme në Turqi për t’u bërë pjesë e këtij spektakli. “Për të qenë pjesë e këtij spektakli kam anuluar 2 projekte në Turqi dhe kam ardhur enkas për këtë projekt këtu. “, tha ajo.
Mes të tjerash, ajo zbuloi se do të jetë pjesë e një filmi që do të debutojë në Netflix, ku do të flasë shqip. “Një gjë mund ta zbuloj për publikun shqiptar. Përveçse do të jem në Netflix do të flas dhe shqip, kjo është më e bukura e gjithë kësaj”, tha Ademaj duke mos dhënë shumë detaje.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
