Albano ironizon Vanesën pas afrimitetit të Indrit me Klevisën: Dashuria e jetës së kësaj…

16 Maj 2026, 17:08 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Albano ironizon Vanesën pas afrimitetit të Indrit me Klevisën:

Pas largimit të saj nga “Ferma VIP”, Vanesa ishte e ftuar sot në “Ferma VIP Club”, ku u përball me komente dhe pyetje pikante lidhur me raportin e saj me Indrin.

Një nga momentet që mori më shumë vëmendje ishte deklarata e opinionistit Albano Bogdo, i cili nuk nguroi ta thumbonte drejtpërdrejt Vanesën për afrimitetin e menjëhershëm të Indrit me banoren e re, Klevisën.

“Sa dole ti, Indri nuk ka ndaluar së qeshuri me Klevisën”, u shpreh Albano, duke shtuar më tej se hyrja e Klevisës në fermë duket se ia ndryshoi menjëherë gjendjen Indrit.

"Dashuria e jetës së kësaj, hoqi dhe patericën direkt sa doli kjo. Po e shifja Fermën sot nga ora 7 e mëngjesit e deri kur kam ardhur këtu, ai nuk ka ndaluar së foluri, së qeshuri me atë vajzën e re. Unë, pavarsisht se të njoh që 2 muajshe, mendoja që ishte ti që bëje kot. Sepse më është dukur e pamundur të biesh në dashuri aq shpejt me dikë, të lësh të dashurin live e të dashurohesh me tjetrin për 4 ditë"

Kujtojmë që largimi i Vanesës nga reality show u shoqërua me emocione të forta, ndërsa Indri u pa i përlotur gjatë natës së eliminimit. Por situata mori një kthesë të papritur me hyrjen e konkurrentëve të rinj në shtëpi.

Klevisa tërhoqi menjëherë vëmendjen pasi, kur u pyet se cilin banor dëshironte të shoqëronte brenda fermës, ajo zgjodhi pa hezitim Indrin. Më pas, dyshja u panë pranë njëri-tjetrit duke biseduar dhe shkëmbyer të qeshura, detaj që nuk kaloi pa u komentuar as nga publiku dhe as nga banorët.

Deklarata e Albanos ka ndezur menjëherë reagime në rrjet, ku shumë ndjekës po aludojnë për një afrim të mundshëm mes Indrit dhe Klevisës, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të evoluojë marrëdhënia mes tyre pas largimit të Vanesës nga gara.

Po ndodh...