Dhunoi rojen e sigurisë, arrestohet reperi i njohur

Reperi Travis Scott është arrestuar në Paris pasi u përfshi në një konflikt me një roje sigurie. ‘BBC‘ raporton se ylli 33-vjeçar dyshohet se ka sulmuar një roje sigurie që tentoi të ndalonte dy burrat në hotelin me pesë yje ‘George V’.
Prokurorët francezë i thanë mediave se kanë hapur një hetim penal për “dhunë të paspecifikuar” kundër rojes.
Scott, emri i vërtetë Jacques Bermon Webster, u fotografua në ndeshjen olimpike të basketbollit të Team USA kundër Serbisë.
Ai u fotografua pranë biznesmenit amerikan Michael Rubin dhe shokut të tij reper Quavo, ish-pjesëtar i grupit hip-hop Migos. Në fillim të këtij viti, Scott u arrestua në Miami në lidhje me një debat në një jaht privat. Faqja e lajmeve e showbiz-it, TMZ, raportoi se prokurorët kanë hequr dorë nga akuza kundër tij, por ai ende përballet me akuzën për shkelje të ligjit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
