"Dung, dung"/ "Publiku ka vendosur...", kush e krijoi tingullin kur Arbana thotë të eliminuarin

31 Mars 2023, 18:38 / SHOWBIZ ALFA PRESS

"Dung, dung"/ "Publiku ka vendosur...", kush e krijoi

Një nga tingujt që të gjithëve na ka mbetur në mendje nga spektaklet e Big Brother është padyshim tingulli i gongut kur Arbana pret të thotë emrin e të eliminuarit.

Suspanca që kur Arbana merr zarfin me emrin e të eliminuarit apo qoftë dhe të fituesit në fund, bën që të gjithëve të na ndalë fryma.

Por shpesh mund ta kemi pyetur veten se kush fshihet pas krijimit të këtij tingulli.

Ai është Besnik Gaçe. Ky i fundit ka treguar historikun e krijimit të kësaj baze muzikore:

“Ne vijmë nga Top Fest, dhe atëherë na mungonte një tingull kur nominohej një këngë. Kishte një mungesë. Futeshim në internet për të kërkuar diçka, po nuk na ngjiste asnjëra. Ai u bë sebep sapo filloi Big-u na erdhën folder-at me xhingëllat, por nuk po gjenim diçka. E kuptuam që duhej diçka, më thanë jepi provo bëj diçka. Shkoj në studio në atë kohë dhe për 15 minute e bëra këtë, e bëra shumë shpejt. Kur bëj diçka dua ta kaloj sipërfaqësoren. Që atëherë ngjiti, dhe nuk ndryshoi kurrë,” tregoi Gaçe.

"Dung, dung"/ "Publiku ka vendosur...", kush e krijoi

 

 

 

Po ndodh...