“E fëlliqur”/ Degradon debati mes Gresës dhe Xhenetës në Big Brother VIP Kosova 3
24 Tetor 2024, 19:05 / SHOWBIZ

Gresa Gashi dhe Xheneta Fetahu kanë vazhduar përplasjet me njëra-tjetrën në Big Brother VIP Kosova 3.
Ato duket se nuk po mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët, derisa që nga fillimi nuk janë përshtatur në shumë gjëra.
E tani të njëjtat janë ndeshur për rroba, ku Xheneta i thotë Gresës se duhet të jetë më e pastër.
“Shko laju një herë, tani hajde fol me mua. Ik laju, laju niher”, iu drejtua ajo konkurrentes.
“E fëlliqur, laje gojën, e gërditshme”, ishin disa nga komentet e tjera.
Gresa nga ana tjetër iu kundërpërgjigj në të njëjtën formë, duke e akuzuar për gjëra të tjera.
Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë që nga nisja e spektaklit, debatet në shtëpi kanë shpërthyer edhe mes banorëve të tjerë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


