“E kam shkruar me lot!”- Iu rikthye muzikës me një dedikim për vëllain e ndjerë, Gjesti publikon foton: Kapitull i ri!
K

ëngëtari nga Peja, Gjesti, është rikthyer pas një kohe të gjatë shkëputjeje në skenën muzikore dhe në rrjete sociale.
Ai ka postuar në profilin e tij një fotografi, në të cilën ka treguar se ka nisur edhe një kapitull të ri të jetës. “Kapitull i ri. Ju dua ♥️”, ka shkruar ai krahas një fotoje të tij.
Rikthimi i tij në muzikë vjen pas tragjedisë në familje, ku vëllai i tij Eldioni ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare nga një aksident me motoçikletë.
Rikthimin në muzikë Gjesti e bëri me një këngë dedikuar vëllait të tij të ndjerë, ku shprehte dhembjen dhe mallin për mungesën e tij.

“Memories” është një dedikim prekës që vjen pas tragjedisë familjare që e mbajti atë larg syrit të publikut, humbjes së vëllait të tij.
Në postimin ku njoftoi këngën, ai shkruante: “Muzika më ka ndenjur gjithmonë afër, si në gëzim, si në hidhërim. ‘Memories’ është një këngë që e kam shkruar me lot dhe e kam pasur shumë të vështirë ta incizoj. Jam munduar ta kursej familjen time, mos t’i mërzis shumë. E në krejt këtë mërzi, po mundohem të gjej lumturi dhe të kthehem në muzikë afër jush.”.
Teksti dhe vija melodike mbajnë prekjen e tij. Në rreshtat e këngës, Gjesti i thotë vëllait se “i kanë mbetur shumë gjëra pa i thënë”, teksa nuk mundet t’i ndalë kujtimet për të.
Ai shpreh dhimbjen e vet duke thënë se “s’ka motiv ta vazhdojë më jetën”, ndërsa kujton momente sesi kohën e lirë e kalonin bashkë, të cilat nuk kthehen më pas. “E kuptova kur ike sa shumë të desha”, shprehet këngëtari.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
