E kritikoi për spanjishten e saj, Selena Gomez i kundërpërgjigjet aktorit meksikan!

10 Dhjetor 2024, 18:42 / SHOWBIZ ALFA PRESS

E kritikoi për spanjishten e saj, Selena Gomez i kundërpërgjigjet

Selena Gomez ka reaguar ndaj kritikave mbi performancën e saj në gjuhën spanjolle në filmin “Emilia Perez”. Aktori meksikan Eugenio Derbez e kritikoi punën e saj në një intervistë, duke e cilësuar si “të pambrojtur”. Ai theksoi se gjatë shikimit të filmit, ai dhe shokët e tij shihnin njëri-tjetrin dhe mendonin “çfarë është kjo?” për shkak të theksit dhe diksionit të Gomez. Gomez iu përgjigj në TikTok, duke theksuar se ajo bëri më të mirën me kohën që kishte.

Ajo u shpreh: “Më falni që bëra më të mirën që munda me kohën që më dhanë”. Gjatë një podcast-i, Derbez dhe prezantuesja Gaby Meza diskutuan mbi spanjishten e Gomez, duke pohuar se ajo si folëse amtare e anglishtes nuk e kupton thellësisht nuancën e gjuhës. Meza e kritikoi Gomez, duke thënë se aktrimi i saj ndikohej nga mosdija e kuptimit të vërtetë të asaj që po thoshte. Megjithatë, Derbez shprehu mbështetje për filmin dhe shokët e tij të kastit, përfshirë Gomez, gjatë Festivalit të Filmit në New York, ku e cilësoi “Emilia Perez” si një “film të mrekullueshëm”.

Selena Gomez është një nga yjet më të njohura në botën e artit dhe muzikës, por, ashtu siç tregon ajo vetë, fama dhe sukseset nuk janë gjithçka. Gjatë një interviste të fundit, aktorja dhe këngëtarja ka folur për një pjesë të jetës së saj personale, duke treguar për projektin e saj më të fundit filmik dhe për marrëdhënien që ka me veten.

Ndërkaq, fansat e Selena Gomez kanë shprehur zemërimin e tyre në mediat sociale pasi i dashuri i saj, producenti diskografik Benny Blanco, ndau detaje rreth fillimit të lidhjes së tyre. Gjatë një transmetimi në Twitch me Kai Cenat, Benny zbuloi se Gomez bëri lëvizjen e parë, një koment që disa fansa e konsideruan “të turpshëm” për yllin dhe aktoren e popit. Blanco tregoi se si u zhvillua takimi i tyre i parë.

Ai tha se 32 vjeçarja e kërkoi për darkë, duke vënë në dukje habinë e tij kur kuptoi se ishte një takim. “As nuk e kuptova se ishim në një takim”-tha ai, duke shtuar më pas se lidhja e tyre vijoi shpejt. Mediat sociale vërshuan me komente që akuzonin kantautorin për poshtërimin e Gomez, me një fans që komentoi: “Ai ka patur 100 raste për ta turpëruar atë dhe nuk ka humbur asnjë”.

 

Po ndodh...

ide