E shoqërojnë kudo, Grida Duma tregon se kush janë ‘djemtë me të zeza’

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e pjesmarrësëve dhe medias ishin bodyguard-ët që e shoqëronin, 5 djem të veshur me të zeza dhe mjekër.
Sot deputetja e PD ka shuar kureshtjen të gjithëve pasi në një intervistë në 'Abc", ajo sqaroi se ata janë kushërinjtë e saj.
"Ai djali me mjekër është djali i dajës tim. Janë dy vëllezër, dy kushërinjtë e mi ata, i dua shumë dhe i përshëndes.
Ndërsa të tjerët janë shokët e tyre të ngushtë. Aq shumë vishen me të zeza si shoqëri sa qëllon edhe kështu, se kanë atë mënyrë të palestrës.
Ata kanë hasur shumë vështirësi me gazin lotsjellës. Ata janë gjithë kohës me mua.
Do ta them me mungesë modestie që pak njerëz në politikë sjellin familjarët e vetë.
Unë nuk iu kam kërkuar që ata të vijnë, po ata vijnë dhe kanë gjithë atë energjinë e tyre me gjithë seriozitetin e tyre.
Edhe unë i them mirë që vini po pse rrini kaq serioz”- u shpreh Grida gjatë intervistës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
