Egla Ceno flet për rininë e saj: Doja të bëhesha ushtarake, por e urrej disiplinën, jam përjashtuar nga shkolla…

Aktorja Egla Ceno si rrallë herë ka folur për rininë e saj. Ajo është shprehur se ka pasur dëshirë që të bëhej ushtarake.
Gjatë një bisede me banorin e ri Shkëlqim Bega, Egla tha se nuk e vazhdoi ushtrinë sepse nuk plotësonte kriterin e gjatësisë.
Aktorja u shpreh se është e çuditshme se si ajo ka pasur dëshirë që të vazhdojë ushtrinë, ndërkohë që i urren rregullat, duke treguar se është përjashtuar nga gjimnazi sepse flinte gjumë dhe nuk shkonte në shkollë orët e para.
“Doja shumë ushtrinë, por nuk plotësoja gjatësinë që të hyja në një shkollë ushtarake. E çuditshme që unë nuk jam e disiplinuar, e urrej disiplinën. S’do e kisha mbaruar dot me të thënë të drejtë. I urrej rregullat se pa disiplinën nuk jetoj dot. Unë jam përjashtuar një ditë nga gjimnazi vetëm që nuk shkoja orët e para, flija gjumë. Sa vuante nëna ime. Shkolla ime ishte 40 hapa larg shtëpisë. Të betohem, e kisha përballë”, tregoi Egla.
-
-
Shpikjet dhe zbulimet aksidentale që janë bërë ndër vite
28 Prill, 13:16 -
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


