Eliminim i dyfishtë, pas gazetarit edhe një tjetër banor s’do jetë më pjesë BBV
14 Shkurt 2024, 08:31 / SHOWBIZ

Dy banorë janë larguar mbrëmjen e së martës nga shtëpia e BBV.
Pas gazetarit Elvis Myrta, i cili ishte në nonimim me Romeo Veshajn dhe Heidi Bacin, një tjetër konkurrent u largua nga gara.
Ishte blogerja Dea Vieri, e cila pas një televotimi të publikut, u eliminua nga gara për çmimin e madh.
Dea Vieri, ashtu edhe si gazetari, nuk kishin biletë kthimi dhe u largua përfundimisht nga shtëpia e BBV.
“Nuk e prisja”, tha Dea Vieri, duke shtuar “Mendoj se nuk kam qenë aktive aq sa duhet. Prisja më shumë nga vetja ime, jam treguar tolerante dhe e butë. Jam natyrë e butë dhe kjo më ka bërë të mos jem e përfshirë, e kjo ka bërë që publiku të mos shohë tek unë atë që donte.”
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
