Elsa Lila flet si rrallëherë për ish-bashkëshortin

31 Mars 2023, 16:06 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Elsa Lila flet si rrallëherë për ish-bashkëshortin

Këngëtarja Elsa Lila ka bërë një rrëfim për jetën e saj në podcastin “Zë me Mirën”.

Gjatë bisedës ajo rrëfeu marrëdhënien që ka më ish-partnerin e saj, me të cilin ndan vajzën e saj Evitën. 

“Babai i Evitës Alessandro, jeton në Madagaskar, në Afrikë atje ku ne u njohëm. Ai vazhdon jeton aty, nuk është më zhytës sepse tani ai është 51 vjeç. Kemi 10 vite diferencë dhe mosha nuk e lejon më që të bëjë atë profesion, i cili ka të bëjë me fizikun dhe tani ai punon në ambientin e hotelerisë. Është drejtor hoteli në një prej hoteleve të ishullit ‘“’Nosy Be’”’ në Madagaskar”, tha këngëtarja teksa u pyet për të atin e vajzës.

Ajo tregoi se ata kanë mbetur shokë dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

“Po kemi mbetur shumë shokë dhe besoj që distanca ka ndihmuar në të qenurit tonë shokë. Distanca i sheshon shumë gjëra, shumë mllefe. Shumë emocione negative”, tha ajo.

Elsa tregoi se ai pak javë më parë ka qenë në Romë sepse në datën 8 Mars Evita, vajza e tyre, kishte ditëlindjen dhe mbushi 12 vjeçe.

“Papa Alessandro erdhi nga Madagaskar si çdo vit për të festuar ditëlindjen e Evitës, të gjithë së bashku. Kur vjen qëndron në shtëpinë tonë si një familje normale. Natyrisht jo në të njëjtin krevat, në dhoma të ndryshme! (qesh)”, tregoi ajo.

Ndërkohë e pyetur nëse për momentin është dikush në zemrën e këngëtares, ajo tha që është vetëm.

“Jo! Nuk kam një shok. Nuk kam në këtë moment. Jam vetëm dhe jam shumë mirë vetëm.   Nuk do ta kërkoja sepse dashuria nuk kërkohet, ndodh. Thjesht ndodh, kur e kërkon gabon”.

 

Po ndodh...