Tubimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe Berishës: Na kanë grabitur pronat

Në Tiranë po mbahet protesta e tetë kundër projektit të Zvërnecit në Vlorë. Qytetarët janë grumbulluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Fjalën e kanë marrë disa protestues. Një ndër to është një shkodrane e cila prej 34 vitesh jeton jashtë vendit, dhe gjatë fjalës së saj, akuzoi politikën se prej dekadash ka dëmtuar vendin dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos largohen nga Shqipëria.
“Jam shkodranë kam 34 vite në emigrim. Na ka ardhur në majë të hundës. Mos e lshini Shqipërinë, këtu ta bëjmë luftën deri në vdekje. Nuk është askush i lumtur në emigrim.
Qëndroni, Sali Berisha e Edi Rama duhet të shkojnë në burg. Ata na kanë bërë me ik, ta marrin rrugën. Na kanë grabitur pronën. Ju përgjërohem, mos e lshoni Shqipërinë, mos ua linë derrave. Boll më”, u shpreh ajo.
Ndërsa më tej, fjalën e mori një qytetar, i cili jeton në SHBA dhe kishte ardhur ekzkësisht për këtë protestë. Ai kërkoi bashkimin e qytetarëve kundër asaj që e cilësoi si një pushtet me tipare diktatoriale.
“Kam ardhur nga Amerika. Dua të kuptoni që nuk kam ikur për të mos u kthyer më në Atdhe. Kështu si puna ime janë edhe emigrantët kudo nëpër botë. Do kthehemi për ta ndërtuar. Të bashkohemi kundër pushteti diktatorial, që nuk e paskemi rrëzuar dot në ’91. I bëj thirrje rinisë të bashkuar. Dorëheqje pa kushte për Ramën e Berishën që janë fajtor për gjithçka ka ndodhur”, tha ai.
Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128