“Rama dorëhiqu”/ Pamje magjike e protestës në Tiranë, mijëra qytetarë mbushën bulevardin: Shqiptarët janë në këmbë e do të shporrin

7 Qershor 2026, 21:15 / POLITIKË ALFA PRESS

 

“Rama dorëhiqu”/ Pamje magjike e protestës në

Tirana prej 8 ditësh ndodhet nën ‘pushtetin’ e protestuesve. Mijëra qytetarë kanë marshuar nga sheshi Skënderbej”, drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Siç shihet nga pamjet ka një numër të lartë qytetarësh, duke bërë që kjo protestë të mos u ngjajë protestave që jemi mësuar të shohim. Të rinj, të reja, të moshuar, fëmijë, nëna, i janë bashkuar kësaj proteste e cila prej 8 ditësh ‘jehon’ në Tiranë. Një energji që duket qartë që kërkon që ky sistem të ndryshojë.

“Rama dorëhiqu”, “Atdheu nuk është në shitje”, “Rama në burg, Berisha në burg", kanë qenë këto pankartat kryesore që kanë mbizotëruar në protestë.

Po ndodh...