Emocionoi rrjetin, Robert Radoja nuk i mban lotët kur shikon ish-studenten e tij duke kënduar në rrugë (Video)

22 Dhjetor 2023, 22:22 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Emocionoi rrjetin, Robert Radoja nuk i mban lotët kur shikon ish-studenten

Ka qenë një moment prekës për profesorin e njohur të muzikës, mjeshtrin e madh Robert Radoja, mbrëmë në Tiranë.

Teksa ecte në pedonalen e madhe të kryeqytetit, befas pikasi një grua që këndonte në rrugë në pritje të ndonjë “shpërblimi” në lekë nga kalimtarët.

Me një mikrofon dhe më muzikën e celularit, në ato momente ajo po këndonte “Vincero” të Giacomo Puccini-t dhe zëri i saj melodioz i kujtoi diçka profesorit.

Afrohet dhe shtanget: Ajo kishte qenë dikur studentja e tij ekselente. Sa e sa 10-ta i kishte vendosur për atë zë.

Preket pa masë dhe nga sytë i bie një pikë loti. Po aq emocionuese ishte edhe për ish-studenten e tij teksa pa profesorin ti afrohej.

Dhe ashtu teksa i puthin dorën njëri-tjetrit, profesori lëshoi një piskamë:

“Ëndrrat e bukura përfundokan në rrugë?!”

<div style="width: 100%; height: 0px; position: relative; padding-bottom: 180.000%;"><iframe src="https://streamable.com/e/prbiah?quality=highest" frameborder="0" width="100%" height="100%" allowfullscreen style="width: 100%; height: 100%; position: absolute;"></iframe></div>

 

Po ndodh...