Eno Popi zbulon intervistën më të veçantë, zgjedh mes Bora Zemanit dhe Ledion Liços

28 Qershor 2024, 23:37 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Eno Popi zbulon intervistën më të veçantë, zgjedh mes
Gazetari dhe moderatori Eno Popi, i ftuar në “Top Arena”, ku përveç pyetjeve rreth Europianit, nuk iu shpëtoi atyre pikante.

Ed Manushi: Mes Bora Zemanit në DWTS dhe Ledion Liços në Wake Up, cilo nga këto bashkëpunime ka qenë më i veçantë.

Eno: Me Borën kam pasur një eksperiencë të jashtëzakonshëm, por kur kthehemi në atë që e ka bërë njeriun, eksperienca me Ledionin më ka bërë që të mbaj mend një nga eksperiencat më të bukura me Wake Up. Më ka marrë malli të ha një drekë me Ledionin dhe të pi një kafe me Borën

Efi: Intervistën që të ka lënë më shumë mbresa dhe ajo që të ka vënë në siklet

Eno Popi: Djersë të ftohta nuk para dalin, ka momente të sikletshme shumë. Kishim njëherë të ftuar Edi Manushin, e prezantoj si prezantues. Vjen një pikë që e shihja të ftuarin që përtypej. Në fund të intervistës më thotë ‘nuk jam Edi Manushi, por Lorenc Jemini’.  I thashë ‘nuk mund të rrije deri në fund të intervistës pa e thënë? Thoje jam Edi Manushi’. Gjithsesi këto të shesin dhe këto të mbajnë në qarkullim.  Kam bërë shumë intervista dinjitoze, me internacionalë dhe shqiptarë. Do veçoja Agim Doçin, kur vinte në studio linte një shenjtë. Ti mendoje që i merrje atij, por ai të jepte ty. Ai nuk të linte t’i shpëtoje dhe të jepte disa gjëra.