Erjola Doçi debaton keq me Romeo Veshajn në BBVIP: E para dhe e fundit herë që më…

1 Prill 2024, 17:24 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Erjola Doçi debaton keq me Romeo Veshajn në BBVIP: E para dhe e
Romeo Veshaj dhe Erjola Doçi janë përplasur ashpër paraditen e kësaj të hëne, në shtëpinë e Big Brother Vip 3. Debati mes tyre ka nisur për lagien e krevateve, ku aktori i humorit e ka ironizuar, madje dhe i ka fishkëlluar, si thirrje për të shkuar te dhoma e gjumit dhe të vazhdojë me veprimin.

Një gjë e tillë nuk është pritur aspak mirë nga Erjola, e cila i është kthyer duke i thënë që të jetë hera e fundit që ia bën një gjest të tillë.

Pjesë nga debati:

Romeo: Ik o shpirt, lag ndonjë krevat andej

Erjola: Ik puthu

Romeo: Më do zemra, do puthem

Erjola: Shyqyr që ke gjet atë gjë me dal në prime e merresh me të lagurat e krevatit

Romeo: Me lidhjet e mia je marrë, që kur ke hyrë këtu

Erjola: Do merrem me çfarë të më ofroni

Romeo: Ec se nuk të kam target fare.

Erjola: do merrem me çfarë më do qejf në shtëpi

Romeo: Merru me larje krevati

Erjola: Ti shiko fortësinë tënde, unë kam bërë shumë gjëra në shtëpi

Romeo: Ca ke bërë, hallvën

Erjola: Po, hallvën që ma përdore ti.

Romeo i fishkëllen

Erjola: Ti fishkëllimën bëja qenit tënd, jo mua. E para dhe e fundit që më fishkëllen.

 

Po ndodh...