Aksident i rëndë në Itali, “Ferrari” ndahet në dysh, vdes DJ shqiptar
1 Prill 2024, 17:10 / AKTUALITET

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një 40-vjeçar, shqiptar i Kosovës.
Mediat vendase shkruajnë se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë, pasi 40-vjeçari po udhëtonte me 200 km/orë.
Siç shihet nga pamjet e ndara nga gazeta zviceriane Blick, Ferrari GT C4 i bardhë është copëtuar dhe ndarë në dy pjesë.
Mësohet se 40-vjeçari, vetëm disa orë para vdekjes ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës ishte nisur me Ferrari për në Itali. Dyshohet se bashkë me të ka humbur jetën edhe një grua. Sipas raportimeve të mediave italiane, identifikimi është i komplikuar pasi ata u dogjën në veturën që mori flakë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


