“Do të festonte ditëlindjen"/ Detaje nga vdekja e 25-vjeçares: Nuk e dhunonte veç i shoqi, por dhe anëtarët e tjerë të familjes

14 Mars 2026, 23:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Do të festonte ditëlindjen"/ Detaje nga vdekja e

Gazetarja Aida Topalli ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e vetëvrasjes së 25-vjeçares Xhuana Nikolli, e

cila dyshohet se u shty drejt aktit ekstrem pas një periudhe të gjatë dhune psikologjike dhe fizike nga ish-bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi, i cili është shpallur në kërkim.

Gazetarja u shpreh se 25-vjeçarja nuk është dhunuar vetëm nga ish-bashkëshorti, por edhe nga anëtarë të tjerë të familjes së tij, ku ajo kishte shkuar nuse në qershor të vitit 2025. Sakaq, ajo theksoi se prindërit e Xhuanës kanë pasur dijeni për dhunën dhe se kanë bërë një kallëzim për ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizin.

Gazetarja tha se Xhuana do të festonte ditëlindjen dhe ishte duke u përgatitur për të filluar një punë të re, ndërkohë që kishte blerë rroba për këtë fillim të ri në karrierë, gjë që bën ngjarjen edhe më tragjike.

“Ajo vendosi t’i japë fund jetës pas një kalvari vuajtjesh për shkak të dhunës psikologjike dhe fizike të ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj. Por jo vetëm ajo rezulton të jetë dhunuar nga ish-bashkëshorti, por edhe nga anëtarë të tjerë të familjes së tij, ku ajo kishte shkuar nuse në qershor të vitit 2025, pas një historie të gjatë dashurie apo njohjeje që në gjimnaz me Eraldo Fizin, i cili është shpallur në kërkim.

Gjatë gjithë kësaj ata kishin kurorëzuar me martesë në qershor të vitit 2025, e cila nuk zgjati më shumë se tre muaj, pasi u divorcuan. Familjarët kanë pasur dijeni për dhunën, ndërkohë dje kanë bërë një kallëzim për ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizin, i cili është shpallur në kërkim që më 10 mars. Ndërkohë, ditën e djeshme familjarët kanë paraqitur të dhëna shtesë për grupin hetimor për të plotësuar dosjen.

Menjëherë pasi vajza ishte martuar, sipas dëshmive, ajo i ka treguar familjarëve se sa herë që ishte me bashkëshortin e saj, marrëdhënia e tyre ka qenë shumë e lumtur, por ka pasur raste kur vjehrra e saj ka shkuar deri te ushtrimi i dhunës. Vajza ka kërkuar që çifti të jetonte vetëm, madje thuhet se ka pasur dhe dhunë fizike nga vjehrra, e cila thuhet se e ka izoluar një ditë duke i marrë edhe telefonin. Vajza i ka treguar këto familjarëve, dhe ata kanë zgjedhur rrugën e divorcit për të shmangur këto gjëra. Vajza ka filluar punë në Lezhë si notere, ku ka pasur përndjekje nga Fizi, dhe kanë vendosur të zhvendoset në Tiranë për t’u larguar nga ai.

Vajza do të festonte ditëlindjen këto ditë, ndërsa po përgatitej të fillonte një punë të re në profilin e saj. Gjithashtu, kishte blerë edhe rroba për këtë rast. Pasi ka pirë helmin, ka telefonuar motrën e saj në Angli, e cila është alarmuar dhe ka lajmëruar pronarin e shtëpisë dhe shoqen e ngushtë të dhomës. Por, për fat të keq, nuk është arritur ta mbajnë në jetë. 25-vjeçarja, e cila ka shkuar me shenja jete në spital, ka deklaruar para mjekëve dhe policisë se shenjat e dhunës janë shkaktuar nga ish-bashkëshorti i saj, dhe se arsyet që e çuan të pirë helmin kanë qenë për shkak të dhunës nga ish-bashkëshorti i saj, i cili është shpallur në kërkim si përgjegjës për dhunën.

Ajo ka qenë më 9 mars duke festuar me koleget e punës dhe atë ditë më pas ka takuar ish-bashkëshortin dhe kanë qëndruar deri në tre të mëngjesit. Më pas, asaj i janë konstatuar shenja dhune. Në një letër të lënë nga ajo, shkruar për prindërit dhe të afërmit, vajza kërkonte falje të vazhdueshme dhe thoshte se nuk mund t’i lejonte që ta lëndonin më shumë ata që e kishin dhunuar. Ka pasur dhunë të vazhdueshme, dhe ajo kërkonte falje për prindërit që e kishin shkolluar dhe mbështetur. E gjithë kjo dhunë, mesa duket, e ka çuar 25-vjeçaren drejt një akti të rëndë, si ai i vetëvrasjes”, u shpreh gazetarja.

Po ndodh...

ide