E bujshme nga Italia/ Arrihet akordi, Ashley Cole do të bëhet trajner i sulmuesit të Kombëtares shqiptare

Lajm sensacional nga Italia, Eshli Kol, pritet të jetë trajneri i ri i Çezenës, së Kristian Shpendit, në Serinë B italiane. Pas largimit të Mikele Minjanit, drejtuesit e Çezenës kanë vendosur t’i besojnë pankinën ish-mbrojtësit të njohur anglez.
Ish-ylli i Çelsit dhe i kombëtares së Anglisë pritet të marrë drejtimin e skuadrës, në atë që do të ishte përvoja e tij e parë si trajner i parë në karrierë.
Deri tani, Kol ka punuar vetëm si ndihmëstrajner në nivele të larta, duke fituar eksperiencë pranë stafeve teknike në futbollin anglez. Emërimi i tij në pankinën e Ç do të shënonte një hap të rëndësishëm në karrierën e tij si trajner dhe një bast interesant për klubin italian.
Tashmë mbetet të shihet nëse ish-mbrojtësi legjendar do të arrijë të sjellë të njëjtin sukses edhe në rolin e ri në pankinë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128