Çfarë ndodhi? Dhjetë minuta para se të dilte në skenë, Justin Timberlake anulon koncertin

28 Shkurt 2025, 19:46 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Çfarë ndodhi? Dhjetë minuta para se të dilte në

Justin Timberlake u detyrua të anulonte koncertin e tij për arsye shëndetësore, ndërsa këngëtari ua bëri të ditur këtë fansave të tij dhjetë minuta para se të dilte në skenë. Në një postim në llogarinë personale në Instagram, ata kanë shpjeguar me detaje se çfarë ka ndodhur.

Ai ishte planifikuar të përfundonte pjesën amerikane të turneut të tij Botëror Forget Tomorrow më 27 shkurt, me një koncert në Nationwide Arena në Columbus, Ohio. Sipas medias lokale “The Columbus Dispatch”, skena tashmë ishte ngritur dhe dyert ishin hapur për publikun në orën 19:30.

Përafërsisht 10 minuta para performancës së artistit në mbrëmjen e hapjes, Justin njoftoi në rrjetet sociale se koncerti nuk do të zhvillohej për shkak të sëmundjes. Më konkretisht ai në foton që ka postuar ka shkruar se ditët e fundit vuante nga gripi. Në fakt, shëndeti i tij u përkeqësua pas provës së zërit që bëri.

“Jam i shkatërruar. Më duhet ta anuloj koncertin sonte. Shkova në kontrollin e zërit duke luftuar me gripin dhe tani më është lodhur plotësisht. Më vret t’ju zhgënjej, si dhe ekipin tim që punoi kaq shumë për ta bërë realitet këtë koncert. Dua t’ju siguroj se do të merrni një rimbursim për biletat tuaja. ju dua te gjitheve’

 

 

Po ndodh...