Fituesi i BBVK tregon surprizën nga Demet Özdemir: Je një nga të preferuarit e mi

Fituesi i edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ka ndarë një nga momentet më të veçanta që ka përjetuar pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë. Gjatë një interviste për emisionin Prive në Klan Kosova, Mekaj tregoi se u surprizua kur pa se aktorja e njohur turke Demet Özdemir e kishte ndjekur në rrjetet sociale. Madje, sipas tij, ajo i është përgjigjur edhe një mesazhi zanor që ai i kishte dërguar për ta falënderuar ate.
“Top momenti ka qenë kur e pashë që aktorja turke Demet Özdemir më kishte bërë follow. Dje ia çova një voice për ta falënderuar dhe ma ktheu: ‘Londrim, je një nga të preferuarit e mi, e ke merituar. Shpresoj të takohemi një ditë. Të dua’,” u shpreh fituesi i BBVK.
Fituesi i BBVK shtoi se kjo vëmendje nga aktorja turke nuk erdhi rastësisht, pasi gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ai e kishte përmendur disa herë emrin e Demet Özdemir, duke treguar admirimin që kishte për të.
Momenti, sipas tij, ishte një nga surprizat më të bukura pas përfundimit të aventurës në reality show, duke e bërë edhe më të veçantë fitoren e tij.

Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128