5 gola në pjesën e parë në gjysmëfinalen PSG-Bayern

28 Prill 2026, 22:04 / SPORT ALFA PRESS

5 gola në pjesën e parë në gjysmëfinalen PSG-Bayern

Pjesa e parë gjysmëfinale e Champions League mes PSG dhe Bayern ka përfunduar 3-2 . Ekipi bavarez fitoi një penallti në minutën e 16-të, 11-metërsh i përkthyer në gol nga i zakonshmi Kane. Goditja e saktë e sulmuesit anglez shkoi në rrjetë, ndërsa portieri Safonov u hodh në krahun tjetër.

Ekipi i Kompany iu afrua edhe golit të dytë, por topi u largua fare pranë vijës fatale. Më pas, të besuarit e Enriques u përpoqën që të reagojnë, me Dembele që nuk shfrytëzoi si duhet një rast të artë.

PSG barazoi shifrat falë Kvara-s i cili realizoi me një goditje të bukur, sakaq Neves përmbysi shifrat.

Asgjë nuk kishte mbaruar ende për këtë fraksion, pasi Olise çoi shifrat në 2-2. Goli i Dembele nga penalltia bëri që PSG të mbyllte pjesën e parë në avantazh.

Po ndodh...