PSG përmbys avantazhin e Harry Kane brenda pak minutash, shënojnë Kvaraskhelia dhe Neves

28 Prill 2026, 21:43 / SPORT ALFA PRESS

PSG përmbys avantazhin e Harry Kane brenda pak minutash, shënojnë

Ritëm i shfrenuar në përballjen mes PSG-së dhe Bayernit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Championsit.

Takimi nisi me ritëm të lartë, ku të dyja skuadrat kërkuan menjëherë golin. Në minutën e 17-të, bavarezët kaluan në avantazh falë Harry Kane, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur portierin Safonov.

PSG reagoi shpejt dhe krijoi disa raste të mira. Ousmane Dembélé ishte shumë pranë golit në minutën e 23-të, por gaboi në finalizim nga një pozicion i favorshëm. Ndërkohë, në anën tjetër, Michael Olise testoi portierin me një goditje të rrezikshme, por pa sukses.

Barazimi erdhi në minutën e 25-të me një supergol nga Khvicha Kvaratskhelia, i cili finalizoi në mënyrë të bukur për 1-1, duke rikthyer ekuilibrin në rezultat.

Një fillim i zjarrtë që premton një përballje të hapur dhe plot emocione deri në fund.

Vijon spektakli në 'Parc des Princes', Joao Neves realizon me kokë golin e dytë për PSG-në. 

Po ndodh...