“Nuk e ka idenë për çfarë flet!”/ Trump i përgjigjet kancelarit gjerman për Iranin: Unë po bëj atë që duhet ta kishit bërë prej kohësh!

28 Prill 2026, 22:22 / BOTA ALFA PRESS
“Nuk e ka idenë për çfarë flet!”/ Trump i

Donald Trump ka reaguar ndaj kancelarit gjerman Friedrich Merz, i cili deklaroi se iranianët janë “dukshëm më të fortë se sa pritej”, ndërsa Shtetet e Bashkuara “nuk kanë një strategji bindëse në negociata”.

Përmes platformës Truth Social, presidenti amerikan shkroi se Merz “nuk ka ide për çfarë po flet dhe se nuk është çudi që Gjermania po ecën kaq keq, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në fusha të tjera”.

“Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, mendon se nuk ka problem që Irani të ketë armë bërthamore. Ai nuk ka asnjë ide për çfarë po flet! Nëse Irani do të kishte armë bërthamore, e gjithë bota do të ishte peng.

Unë po bëj diçka me Iranin, në këtë moment, që shtetet apo presidentët e tjerë duhet ta kishin bërë prej kohësh. Nuk është çudi që Gjermania po ecën kaq keq, si ekonomikisht ashtu edhe në fusha të tjera! – Presidenti Donald Trump.”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se një ditë më parë, Friedrich Merz deklaroi nga ana e tij se udhëheqja iraniane po “i poshtëron” Shtetet e Bashkuara në këtë konflikt.

Sipas tij, Uashingtoni duket se nuk ka një strategji të qartë dhe mbetet e paqartë se si mund të dilet nga kriza.

“Iranianët janë dukshëm më të fortë se sa pritej, dhe amerikanët qartësisht nuk kanë një strategji vërtet bindëse në negociata”, tha Merz.

Ai shtoi se problemet në konflikte të tilla janë gjithmonë të njëjta: “Nuk mjafton vetëm të hysh në konflikt, duhet edhe të dalësh prej tij. Këtë e pamë shumë dhimbshëm në Afganistan për 20 vite. E pamë edhe në Irak”.

Duke folur më tej, kancelari gjerman u shpreh: “Për momentin nuk shoh se cila do të jetë strategjia e daljes që do të zgjedhin amerikanët, veçanërisht pasi iranianët po negociojnë shumë me mjeshtëri, ose më saktë, po shmangin negocimin në mënyrë shumë të aftë.”

Po ndodh...