Floriana Garo ‘një xheloze e madhe': Burri nuk duhet të dalë!

8 Tetor 2022, 18:10 / SHOWBIZ ALFA PRESS

 Floriana Garo ‘një xheloze e madhe': Burri nuk duhet të

E ftuar në “Glamour Zone”, Floriana Garo bëri disa rrëfime mbi jetën private dhe ndau me publikun detaje interesante.

Një ndër to është jeta e saj si bashkëshorte dhe xhelozia ndaj partnerit.
 

E pyetur nga moderatorja e programit se kur ka qenë hera e fundit që ja ka hedhur sytë telefonit të burrit të saj, Floriana u tregua mëse e sinqertë.

“Uu shpesh, gjithmonë,”- u shpreh Garo.

Teksa foli edhe për xhelozinë në çift, ajo e bëri të qartë se mendon që gjërat duhet të jetë të përcaktuara:

''Një burrë i martuar nuk duhet të dalë fare''.

“Kam xhelozi normale do thosha. Rasti i fundit në raste të rralla edhe del me kolegët dhe miqtë e tij dhe mua më duket sikur burri kur martohet nuk duhet të dalë fare më. Patëm një diskutim të tillë dhe i thashë jo s’duhet të dalësh, ç’është kjo? Je burrë i martuar nuk dilet,”- u shpreh Floriana.

Ndërkohë, përmendi edhe  thashethemin më të çuditshëm që ka dëgjuar rreth vetes në të gjithë këto vite.

“Thonë që unë jam e lidhur me sheik nga Dubai. Që këta sheikët ma shtruan komplet rrugën për të vazhduar përpara. Nuk kam and qenë asnjëherë e lidhur me ndonjë sheik të Dubait, dhe nuk ka qenë as objektiv,”-tregoi më tej.



 

Po ndodh...