16 ditë pas funeralit të Mbretëreshës Elisabeth II, Princi Harry dhe Meghan Markle fotografohen në club

Princi Harry dhe Meghan Markle shijuan një natë në një koncert të Jack Johnson këtë javë, pasi u panë për herë të parë që nga kthimi në SHBA pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth. Duka dhe Dukesha e Sussex-it panë këngëtarin amerikan, më i njohur për hitin e tij të vitit 2006 Better Together, duke performuar në Santa Barbara Bowl në Kaliforni.
Dyshja ishin në një seksion privat të koncertit mbrëmjen e së mërkurës (5/10) me dhjetë persona të tjerë me të cilët u panë duke biseduar. Sipas TMZ, Harry dhe Meghan vallëzuan gjatë koncertit, me Dukën e Sussex-it që i vendosi krahun rreth belit dukeshës.
Sussex-ët u fotografuan edhe me artistë të tjerë, përfshirë këngëtaren Paula Fuga dhe Ron Artis II. Dalja e natës së çiftit shënoi herën e parë që çifti u shfaq në publik që nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth në Londër më 19 shtator.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


