“Po zhvishet kudo lakuriq”, fansat e Britney Spears kritikojnë bashkëshortin

Ditët e fundit Sam Asghari ka marrë kritika të forta nga fansat e Britney Spears. Aktori iranian ka postuar materiale në rrjetet sociale për luftën për të drejtat e grave në vendin e tij. Në të njëjtën kohë, gruaja e tij poston foto dhe video nudo të saj duke u rrotulluar në rërë.
Ashtu siç pritej, ka reaguar publiku i Britney-t, i cili vazhdimisht i referohet bashkëshortit të saj, duke e akuzuar se nuk i kushton vëmendjen që meriton.
Në komentet në postimet e tij në Instagram, fansat e yllit të muzikës botërore e pyesin pse nuk përpiqet ta ndihmojë, ndërsa sheh se gjendja e saj psikologjike nuk është e qëndrueshme dhe tregon se duhet “të shikojë fillimisht gruan e më pas të bëjë çfarë shqetësohet për pjesën tjetër të tyre”.
“Unë e kuptoj plotësisht dhembshurinë tuaj për Iranin dhe gratë atje, por së pari ndihmoni gruan tuaj. I ke parë fotot e saj?”, “Ajo është e zhveshur në të gjithë Instagramin”, “Ti mbështet Iranin dhe në të njëjtën kohë gruaja jote e tregon trupin e saj të zhveshur në plazh”, ishin shumica prej mesazheve në rrjetin social të aktorit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
