Vdes aktorja e njohur, partneri i saj drejtonte makinën pa leje
8 Tetor 2022, 11:15 / SHOWBIZ

Aktorja spanjolle Beatriz Álvarez-Guerra vdiq në një aksident me makinë në Pontevedra. Artistja e njohur ndodhej në një makinë që drejtohej nga partneri i saj 24 vjeçar, kur automjeti përfundoi në lumin Almofrei në Cotobade. Burri, i cili i mbijetoi tragjedisë, u arrestua sepse drejtonte makinën pa leje. Partneri i aktores arriti të dilte nga automjeti. Më pas, me ndihmën e disa kalimtarëve tentoi të lironte aktoren që kishte ngecur në makinë. Hetimet e policisë zbuluan se i riu po drejtonte makinën pavarësisht se nuk kishte leje drejtimi: ai u akuzua për vrasje nga pakujdesia.
Beatriz Álvarez-Guerra ishte e famshme në Spanjë për pjesëmarrjen në disa filma dhe seri televizive, si “10 pelis”, “El tiempo” dhe “Anclados”.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

