FOTO/ Elsa Lila i dorëzon vajzës së saj trofeun

Elsa Lila ia doli të rrëmbente vendin e parë në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Ajo u shpall fituese nga votat e jurisë, ndonëse publiku votoi Albina Kelmendin dhe familjen e saj për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision. Pikërisht për këtë arsye u përfol lart e poshtë që Elsa e kishte refuzuar trofeun që fitoi. Por, prisni kjo nuk është e vërtetë!
Këngëtarja e njohur shqiptare dhe vajza e saj janë drejtuar në zyrat e RTSH-së për të marrë trofeun. Lajmi është bërë i ditur nga një postim i Radio Televizionit Shqiptar në Instagram.
“Dhe ky trofe sot është në vendin e vet, në duart e Evitës së vogël e cila rrezaton nga lumturia teksa shoqëron të ëmën për të ndarë emocionet e triumfit të Elsës dhe “Evitës”,”-shkruhet ndër të tjera në postimin në fjalë.

Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128