Habit zëdhënësja e Berishës: Nuk e lë burrin të dalë nga shtëpia, jam shumë xheloze

Në një intervistë të zhvilluar së fundmi, Floriana Garo ka zbuluar disa detaje nga martesa e saj me avokatin Enis Daci. E pyetur se cili është defekti më i madh i saj si bashkëshorte, Floriana tha se nuk di të gatuajë. Duke qeshur Floriana shtoi se dashuria kalon nga stomaku, por ajo nuk e kupton se nga kalon dashuria e bashkëshortit të saj.
Floriana gjithashtu tha se është xheloze dhe herë pas here e kontrollon telefonin e bashkëshortit, ndonjëherë në prezencën e tij, e ndonjëherë tjetër fshehurazi. Teksa fliste për xhelozinë, Floriana Garo tha se ka raste që ajo bëhet xheloze kur ai del me shoqërinë e tij.
Për çfarë je bërë xheloze për herë të fundit për bashkëshortin?
Në raste të rralla ai del me kolegët dhe miqtë e tij. Mua më duket sikur burri kur martohet nuk duhet të dalë më. Së fundmi kishim një diskutim të tillë, ku i thashë: Pse del ti? Ç'është kjo? Je burrë i martuar tani, nuk dilet.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


