Historia e Big Brother, si erdhi në Shqipëri/ Fituesit dhe dinamikat ndër vite

Big Brother është një format televiz mjaft i shikuar dhe që ka prodhuar ndër vite dhe rekorde shikueshmërie.
Ideja e këtij programi lindi për herë të parë në Hollandë nga shtëpinë prodhuese John de Mol (pjesë e pavarur e Endemol) më 4 shtator, 1997. Transmetimi i parë i Big Brother u mbajt në Holandë më 1999 në Veronica TV.Që atëherë ka qenë një shfaqje shumë e kërkuar në thuajse 70 vende. Emri i shfaqjes vjen nga novela distopiane e George Orwell më 1949 Nineteen Eighty-Four.
Libri i George Orwell “1984” u bë “sebep” që të thyhet akulli. Big Brother, ose në shqip Vëllai i Madh, ishte një nga fjalët që e karakterizuan në librin e famshëm të autorit, nga ku inspiruar nga ky term edhe në Holandë në vitin 1999 lindi reality show “Big Brother Netherland”.
Të monitoruar 24 orë nga kamerat dhe të “spiunuar” nga mikrofonët, në një shtëpi të izoluar nga bota e jashtme, në këtë format ftohen disa pjesëmarrës të profileve të ndryshme.
Të njëjtit ndiqen nga audienca e ndryshme jashtë mureve të asaj shtëpie dhe ekskluziviteti për të përzgjedhur fituesin i takon vetëm publikut.
Big Brother sot është një spektakël që realizohet në shume vende të botës.
Versionet e tij janë të ndryshme sepse ka një Big Brother të zakonshëm personazhe të ndryshme jo personazhe VIP dhe një Big Brother Vip.
Si startoi Big Brother në Shqipëri?
Për herë të parë startoi në Top Channel, në datën 23 shkurt 2008 dhe ka vazhduar për 9 sezone.
Prezantimin e programit e ka bërë Arbana Osmani, me përjashtim të një sezoni ku u zëvëndësua nga Ledion Liço.
Në vitin 2021, u kthye në Big Brother VIP Albania me sezonin e parë,me moderimin e Arbana Osmani, po ashtu dhe sezonin e dytë i cili u mbyll në 2023. Ky sezon mbahet mend gjatë pati theu shikueshmërinë me personazhin fitues Luiz Ejlli.
Ediconi i tretë i BBVIP do të drejtohet nga Ledion Liço dhe nis sot më datë 13 janar.
Fituesit ndër vite:
Big Brother 1
Fituesi, Arbër Çepani
Ai filloi më 23 shkurt 2008 me 14 banorë. Qëndrimi i tyre në shtëpi ishte 100 ditë,nuk lejohej informacion nga jashtë,koha,telefoni e dalje nga shtëpia -- përgjithësisht të izoluar dhe fituesi do të merrte një çmim prej 50,000 eurosh.
Big Brother 2
Fituesi, Qetsor Ferunaj
(Mori pjesë dhe në BBVIP 2)
Ai filloi me 7 shkurt 2009, me 14 pjesëmarrës.
Qëndrimi ishte 99 ditë dhe fituesi mori një çmim prej €70,000.
Big Brother 3
Fituesi, Jetmir Salaj
Startoi më 23 janar 2010. Ndryshim nga dy edicionet e para është se emisioni zgjati 120 dite për garën 10 milionë leke (me mundësi të rritjes 10 % nëse banoret kalojnë provat nga Vëllau i Madh).
Big Brother 4
Fituesja, Ermela Mezyraj
Filloi më 25 dhjetor me 15 banorë. Fituesi i këtij edicioni mori 10,000,000 lekë.
Big Brother 5
Fituesi, Arbër Zeka (Kosovë)
Filloi më 18 prill me 15 banorë. Fituesi i këtij edicioni mori gjysmën e çmimit sepse nuk kishte hyrë prej fillimit.
Big Brother 6
Fituesi, Anaid Kaloti
Mbahet mend si Big Brother i sekreteve.
Big Brother 7
Fituesi, Nevila Omeri
Filloi në 21 shkurt 2014 dhe zgjati 99 ditë.
Big Brother 8
Fituesi, Vesel Kurtishaj
Nisi në 7 mars 2015 dhe zgjati 99 ditë. U prezantua nga Ledion Liço.
Big Brother 9
Fotini Derxhi dhe Danjel Dedndreaj
(Mbahet mend si Big Brother i çifteve).
Big Brother Vip 1
Fituesi Ilir Shaqiri
I dyti, Donald Veshaj
Një garë e forte mes dyshes Ilir-Donald, por një Big Brother me shumë dinamika dhe histori rozë. Nga ky Big Brother dolën dhe dy çifte.
Big Brother Vip 2
Fituesi, Luiz Ejlli
I dyti, Kristi Aliaj
Big Brother më i shikuar, me rekorde dhe polemika të forta. Fituesi i tij u pa që prej fillimit pasi Luiz Ejlli numëronte mijëra fansa. Ai pëlqehej për lojën, strategjitë, batutat dhe parashikimet e tij. Po ashtu aty kurorzoi dhe dashurinë me Kiarën. /Alfapress.al
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
