Ish-konkurentja e ‘Përputhen’ jep lajmin e bukur, pritet të bëhet nënë për herë të parë
Një lajm i bukur vjen nga ish-konkurrentja e njohur e programit të dashurisë Për’puthen, Alvisa Qarri, e cila ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të parë.
View this post on Instagram
Ajo ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të veçantë përmes një postimi në Instagram. Në foto ajo shfaqet në makinë pranë partnerit të saj, ndërsa të dy mbajnë kapele ku shkruhet “MOM” dhe “DAD”. Në dorë shihet edhe një telefon ku shfaqet ekografia e bebit, duke konfirmuar kështu lajmin e bukur për ardhjen e një anëtari të ri në familje.
Postimi është shoqëruar me përshkrimin: “Mom & Dad loading…”, një mënyrë e ëmbël për të treguar se shumë shpejt ata do të bëhen prindër.
Kujtojme se Alvisa u bë e njohur për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes së saj në “Për’puthen”, ku ishte një nga vajzat më të komentuara të sezonit. Pas përfundimit të eksperiencës në ekran, ajo ka vazhduar të jetë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Lajmi për shtatzëninë është pritur me shumë urime nga ndjekësit e saj, të cilët kanë mbushur postimin me komente dhe mesazhe për çiftin.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128