“Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër”/ Reagon Noizy: Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore

Reperi i njohur shqiptar, Rigles Rajku, i njohur me pseudonimin Noizy, papritur ditën e shtunë është ndaluar në aeroportin e Zvicrës.
Ai është ndaluar me urdhër të Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme, ku ka shkaktuar një situatë të tensionuar për të dhe fansat e tij.
Së fundmi, Noizy ka reaguar në rrjetin social Instagram, i cili ka kërkuar falje fansave për performancës së tij në Zvicër, duke shpjeguar se ky incident ka qenë një keqkuptimi I rëndë dhe një shpifjeje e pastër.
“Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët fatkeqësisht nuk munda të performoja të shtunën në mbrëmje.
Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore, deri në dënimi maksimal që parashikon ligji zviceran. Tani gjithçka është pas krahëve,” shkruan Noizy.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


