Kampionati Europian i S*ksit, Erjona Sulejmani bën komentin epik

5 Qershor 2023, 19:35 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Kampionati Europian i S*ksit, Erjona Sulejmani bën komentin  epik

Kampionati Europian i Seksit ka qenë një nga temat më “të nxehta” të ditëve të para të verës në rrjetet sociale, pasi u mësua se në Suedi marrëdhëniet seksuale do të cilësohen sport dhe do të organizohet një turne i mirëfilltë.

Dhe në reagimet rreth kësaj teme është përfshirë edhe bukuroshja shqiptare, Erjona Sulejmani.

Ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemajlit, gjithmonë provokues me postimet e saj, në këto ditë të para të verës, ka ndezur atmosferën me pozat e saj të zakonshme me bikini në plazh.

E më pas, për të gjithë ndjekësit e saj, ajo ka shpërndarë edhe një koment mbi Europianin e Seksit që piritet të zhvillohet javën e ardhshme në Suedi.

“Që tani e imagjinoj radhën për t’u regjistruar”, shkruante me shumë humor bukuroshja shkodrane, rreth këtij “aktiviteti sportiv” që është kthyer në një temë të diskutuar në rrjet.

Kampionati Europian i S*ksit, Erjona Sulejmani bën komentin  epik

 

Po ndodh...