Kiara në një moment të vështirë. Gazetarja: Nuk është lojtare e mirë, loja e saj ka qenë Luizi

"Më vjen keq për Kiarën, e shoh në një moment tepër të vështirë. Në fillim nxori shpatën, ishte me atë nervin e saj sepse jashtë u përball me një inat dhe histeri të pashpjegueshme. Ka situata që më ngre nervat dhe i mendoj ndryshe" kështu ka deklaruar gazetarja e njohur, Fatma Haxhialiu sot në emisionin “Live from Tirana”.
"Kiara është vajzë e mirë, e edukuar por nuk është lojtare e mirë, loja e saj ka qenë Luizi. Deri në momentin që doli ishte diçka, kur u fut pati një shndërrim. Mendoj që e ka humbur busullën sepse Kiara nuk është arrogante, duket sikur është e detyruar, sikur po t’i kthehet Luizit do e sulmojnë, është në një mëdyshje të madhe me veten, e shikoj që vuan. Mendoj që ka bërë gabim që u rifut për të suportuar Luizin.
Për çfarë shërben kjo në fund të ditës, thjesht i bëhet barrë atij. Kiara ka kuptuar që ky qëndrimi që po mban nuk po i bën nder, nuk po e pëlqejnë as në këtë version. Në fund të ditës nuk do t’i pëlqesh kurrë të gjithëve. Nuk duhet të ndikohemi, por t’i bëjmë gjërat siç i ndiejmë ne jo siç i ndiejnë të tjerët. Kiara tani është në një dilemë të madhe, do t’i bënte mirë të dilte, të qartësohet sepse këtij mileti nuk i dilet" është shprehur ajo.
-
Xheloze për Jorin, Kiara bën gjestin ndaj Luizit: Ti pres...
12 Prill, 14:44 -
-
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


