Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente

Një ngjarje e pazakontë ka sjellë largimin e Laert Vasilit nga formati “Për’puthen”, ku ai ishte pjesë e panelit si opinionist. Sipas burimeve për Revista Class, vendimi është marrë nga produksioni pas një situate të ndodhur gjatë regjistrimeve në studio, e cila ka krijuar tension dhe reagime të menjëhershme.
Mësohet se gjatë xhirimeve, Vasili ka puthur në buzë një prej vajzave konkurrente. Burimet theksojnë se nuk bëhet fjalë për një marrëdhënie romantike apo për një moment të dakordësuar mes palëve, por për një veprim të papritur, i cili ka befasuar të pranishmit në studio. Situata ka qenë e sikletshme dhe ka lënë të shtangur jo vetëm stafin, por edhe vetë vajzën e përfshirë në ngjarje.
Pas këtij momenti, produksioni ka ndërhyrë duke e konsideruar veprimin si të papërshtatshëm dhe në kundërshtim me etikën dhe rregullat e formatit. Si pasojë, është marrë vendimi për largimin e Laert Vasilit nga programi, vendim që duket se është përfundimtar.
Deri tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar publik nga vetë Vasili, ndërsa as produksioni nuk ka dhënë detaje shtesë mbi mënyrën se si do të trajtohet kjo ngjarje në transmetimet e ardhshme. Mbetet për t’u parë nëse incidenti do të përmendet apo do të sqarohet më tej në episodet në vijim të “Për’puthen”.
Ngjarja ka nxitur reagime të shumta dhe diskutime në rrjet, duke u kthyer në një nga temat më të komentuara të momentit.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128