Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë Kiara Titos në “BBV- Live nga shtëpia”

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit.
Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Sot është hera e fundit që do të zhvillohet “BBV Live nga shtëpia në TAR për këtë edicion, duke qenë se javën tjetër është finalja e madhe.
Këtë herë Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro do të intervistojnë Luiz Ejllin, i cili gjatë intervistës bëri dedikimin e veçantë për të dashurën e tij, Kiara Titon, e cila u eleminua disa ditë më parë nga shtëpia e “BBV2”.
“Je gjithçka që jo vetëm unë po çdo djalë do ëndërronte dhe do ishte krenar që të kishte në krah, do jesh nëna më e bukur në botë, do jesh nëna e fëmijëve të mi, do jesh krahu im i djathtë, do jem i joti gjithë jetën”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
